Cardiff refuzon ta paguajë shumën e transferimit të Emiliano Salas

Futboll

Cardiff refuzon ta paguajë shumën e transferimit të Emiliano Salas

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 07:22
Emiliano Sala

Cardiff City është konsultuar me klubet e tjera nga Premierliga për të ndjekur rrugën ligjore rreth shumës së transferimit të Emiliano Sala.

Cardiff City e transferoi Emiliano Salan nga Nantes për 20 milionë euro, por ndodhi tragjedia gjersa po e kompletonte marrëveshjen.

Ceremonia e varrimit të lojtarit argjentinas u zhvillua dje (e shtune), pasi që aeroplani me të cilin po udhëtonte u rrëzuar në fund të muajit janar.

Cardiff është duke i ndjekur rrugët ligjore se a duhet të paguajë shumën e transferimit të Emiliano Salas nga Nantes.

Vendimi pritet të merret në javën e ardhshme, gjersa skuadra franceze po kërkon që të paguhet komplet shuma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat