Spalletti "shpërthen" ndaj Icardit

Futboll

Spalletti "shpërthen" ndaj Icardit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Mauro Icardi dhe Wanda Nara

Trajneri i Interit, Spalletti ka hedhur kritika ndaj Mauro Icardit.

Kjo vjen kur "gjakrat" mes ekipit dhe sulmuesit argjentinas janë teper të nxehta për shkaka se Icardi dëshiron largimin . 

Interi së fundmi ka marrë pikët e plota në shtëpi në ndeshjen ndaj Sampdorias, duke triumfuar 2-1, .

I pranishëm në stadium ishte edhe Mauro Icardi, të cilit i është marrë shiriti i kapitenit dhe nuk është duke luajtur me Interin.

Icardi nuk ka zbritur në zhveshtore për të duartrokitur lojën fantastike të të tijve, kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Luciano Spalletti.

“Icardi në stadium? Jam dakord me gjithçka ka thënë Marotta”, ka thënë trajneri zikaltër për "Sky Sport".

“Gjithsesi, ai duhej me patjetër të kishte ardhur në dhomat e zhveshjesh për të festuar me ekipin. Mendoj se është gëzuar si të gjithë për këtë fitore të rëndësishme”, ka thënë Spalletti për “Sky Sport”.

Pas kësaj fitoreje, Interi ka blinduar vendin e tretë dhe ka shkuar në kuotën e 46 pikëve, 4 më shumë se Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat