Hamsik prezantohet te klubi kinez, nis aventurën e re

Futboll

Hamsik prezantohet te klubi kinez, nis aventurën e re

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:53
Marek Hamsik

Marek Hamsik ka kompletuar transferimin te skuadra kineze, Dalian Yifang.

Dalian pagoi 20 milionë euro te Napoli për të marrë mesfushorin sllovak.

Sot Hamsik është prezantuar te klubi i tij i ri dhe ka kryer seancën e parë stërvitore.

Mesfushori luajti për 12 vite te Napoli, teksa kur u largua ai u shkroi një letër emocionuesve tifozëve.

Tashmë Hamsik do të nisë një aventurë të re, në kampionatin kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat