Simulohet aksidenti ajror, si u rrëzua aeroplani i futbollistit

Futboll

Simulohet aksidenti ajror, si u rrëzua aeroplani i futbollistit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:12
Pamjet e simulimit të aksidentit ajror më 21 Janar 2019 ku humbi jetën futbollisti Emiliano Sala.

Mediat angleze kanë publikuar pamjet e simulimit të aksidentit ajror më 21 Janar 2019 ku humbi jetën futbollisti Emiliano Sala.

Avioni i vogël tip Piper Malibu u ngrit në fluturim nga Franca dhe do të udhëtonte drejt Uellsit. Por, për shkaqe ende të panjohura aeroplani u rrëzua në det pranë brigjeve franceze.

Simulimi është bërë në mënyrë profesionale, raporton Mirror, duke sqaruar se gjithçka është realizuar duke u bazuar saktësisht mbi kushtet e motit, lartësinë dhe shpejtësinë e avionit.

Ky simulim nuk ka për qëllim të hedhë dritë mbi shkaqet përse aeroplani u rrëzua, por pasqyron atë çfarë ndodhi mbrëmjen e 21 Janarit. Në bordin e avionit ishin futbollisti Emiliano Sala dhe piloti.

Trupi i këtij të fundit nuk është gjetur. Ndërsa trupi i pajetë i Sala u gjet para një jave në mbetjet e avionit në fund të detit pas kërkimeve nënujore.

Para se avioni të zhdukej nga radarët dhe të përplasej në det, Emiliano Sala kishte lënë një mesazh zanor që ua kishte dërguar shokëve. Ai shprehej i frikësuar për atë që po ndodhte, ndërsa theksonte se kushtet e motit ishin të këqija.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë përfunduar ende hetimin për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan aksidentin ajror.

Videoja Ketu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat