Ironia e VAR, arbitri rikthen në fushë lojtarin e ndëshkuar për ta...rindëshkuar

Futboll

Ironia e VAR, arbitri rikthen në fushë lojtarin e ndëshkuar për ta...rindëshkuar

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:37
Remy

Prezenca e VAR në futboll po sjell çdo ditë skena nga më të çuditshmet. Pasi pamë golin e anuluar të Spal ndaj Fiorentinës, për të iu akorduar penallti këtyre të fundit, tani një rast i tjetër sarkastik vjen nga Polonia.

Në ndeshjes Legia-Cracovia, që përfundoi 0-2 për miqtë protagonist u bë arbitri Piotr Lasyk, i cili ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësin Remy, pasi shkeli me takë kundërshtarin qëllimisht.

Mirëpo, arbitri thërritet për ta riparo atë moment në VAR. Pasi shikon pamjet në televizor, gjyqtari e thërret sërish në fushë mbrojtësin, i cili duket i ngazëllyer dhe duartroket duke u hyrë me entuziazëm në fushë, por arbitri e kthen mbrapsht dhe i anulon kartonin e verdhë për ta ndëshkuar direkt me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat