Shpërblehet Armando Sadiku

Futboll

Shpërblehet Armando Sadiku

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:02
Armando Sadiku

“Blick.ch” e ka futur Armado Sadikun në 11-shen e lojtarëve më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, pas 15 muajsh “agjërimi”, më në fund ka gjetur golin në një ndeshje zyrtare.

Në debutim si titullar me Luganon në Zvicër, Sadiku gjeti rrjetën dhe shënoi një gol me kokë, në fitoren e ekipit të tij 3-0 në udhëtim te Luzerni.

Ky gol, bëri që Sadiku të shpërthente në lot gëzimi dhe tani është shpërblyer edhe nga prestigjiozja “Blick.ch”.

Sulmuesi shqiptar është përzgjedhur në 11-shen e lojtarëve më të mirë të javës në Superligën zvicerane.

“Armando Sadiku nuk ka shumë shanse për të shënuar. Por nëse ai ka hapësirë në zonë, bëhet i rrezikshëm. Godet me kokë golin e tij të parë sezonal”, shkruan gazeta zvicerane për sulmuesin shqiptar.

Sadiku është i vetmi shqiptar që ka zënë vend në formacion, pavarësisht se të shumtë ishin ata që luajtën në Superligë xhiron që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat