Shaw: PSG nuk na humbi vetëbesimin, jemi gati për ndeshjen ndaj Chelsea

Futboll

Shaw: PSG nuk na humbi vetëbesimin, jemi gati për ndeshjen ndaj Chelsea

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:06
Luke Shaw

Manchester United kanë pësuar disfatën e parë nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer kundër PSG, por kjo humbje duket se nuk ka lënë shije shumë të keqe.

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw insiston se PSG dhe Kylian Mbappe nuk kanë dëmtuar vetëbesimin e tyre.

Para ndeshjes së Kupës FA me Chelsea, lojtari ka thënë se skuadra janë në gjendje shumë të mirë psikike dhe do të bëjnë më të mirën.

“Mendoj se tani do të jetë testi ynë më i madh” ka thënë reprezentuesi anglez për “MUTV”,.

“Këto janë ndeshjet që secili dëshiron t’i luajë” ka thënë Shaw duke iu referuar ndeshjes me Chelsea.

“Duhet mposhtur skuadrat më të forta në garë për ta fituar dhe është më mirë që ta bëjmë tani dhe t’i largojmë nga rruga” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi i majtë.

Manchester United dhe Chelsea do të përballen sonte me fillim nga ora 20:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat