Zyrtare: Luis Nani bëhet me skuadër të re

Futboll

Zyrtare: Luis Nani bëhet me skuadër të re

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:07
Luis Nani

Ish ylli i Manchester United, Luis Nani, është bërë sot me skuadër të re.

Orlando City ka njoftuar se kanë nënshkruar me portugezin Luis Nani, i cili do të transferohet nga Sporting Lisbona.

Nani ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, siç njofton skuadra nga MLS. Orlando do të jetë skuadra e gjashtë për 32 vjeçarin.

Nani e filloi karrierën e tij tek Sporting, ku ai luajti për tri vite para se të bënte transferimin e karrierës, duke kaluar tek Man Utd.

Që nga largimi i tij nga ‘Old Traffod’ portugezi nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë.

Ai tani është bashkuar me Orlando City dhe do të tentojë që të gjej formën e tij në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat