Gundogan flet për shokun më të mirë të skuadrës që ka pasur ndonjëherë

Futboll

Gundogan flet për shokun më të mirë të skuadrës që ka pasur ndonjëherë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:08
Ilkay Gundogan

Ilkay Gundogan ka komentuar rreth shokut më të mirë të skuadrës që ka pasur ndonjëherë.

Reprezentuesi gjerman ka folur për bashkëvendësin e tij, Mario Gotze, me të cilin kishte luajtur tek Borussia Dortmund.

Gundogan ndërroi skuadër në vitin 2016, për t’iu bashkuar Manchester City, por ai akoma kë në memorie kujtimet me Mario Gotzen.

“Ishte një djalosh i cili ishte i mrekullueshëm në stërvitje” ka thënë Gundogan për “DAZN”.

“Një lojtar për të cilin mendova ‘çfarë po bën? A është vetëm 18 apo 19 vjeçar?’. Ai lojtar ishte Mario Gotze” ka thënë tutje mesfushori gjerman.

“Ai bënte gjëra në stërvitje që më bënin të habitem. Provova të mbrohem kundër tij disa herë, por ti thjesht nuk e sheh topin. Nuk mund ta ndash topin nga ai” ka thënë ndër të tjerash Gundogan, duke iu referuar Gotze.

Gundogan dhe Gotze ishin pjesë e gjeneratës së artë tek Dortmund, e cila udhëhiqej nga Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat