Wenger: Largimi i këtij lojtari është një humbje e madhe për Arsenalin

Futboll

Wenger: Largimi i këtij lojtari është një humbje e madhe për Arsenalin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 21:10
Arsene Wenger

Arsene Wenger beson se Aaron Ramsey do të i bëjë edhe më të fortë Juventusin.

Në një intervistë për Corriero dello Sport, ish-trajneri i Arsenalit deklaroi se nuk ka shumë mesfushorë me cilësi si Ramsey.

“Është një lëvizje e madhe, sepse është një lojtar i shkëlqyer. Nuk ka shumë mesfushorë me cilësi të tij, mund të shtyjë skuadrën përpara dhe të shënojë gola. Kontribuon në aspektin e sasisë dhe qëndrueshmërisë”.

Më tej, trajneri francez tha se për Arsenalin kjo është një humbje e madhe, kurse Juventusi do të paraqet një mundësi interesante për 28 vjeçarin.

“Ai është një mesfushor i plotë, dikë që do ta gjeni në të gjithë fushën në çdo moment të lojës. Është një humbje e madhe për Arsenalin, ndërsa Juventusi paraqet një mundësi vërtet interesante për lojtarin”, deklaroi Arsene Wenger.

Ndryshe, mesfushori uellsian ka nënshkruar një parakontratë me kampionin italian dhe do të i’u bashkohet atyre që nga 1 korriku i këtij viti, pas 11 viteve të kaluara në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat