Pogba “grin” Kepan, United dyfishon epërsinë ndaj Chelseat

Futboll

Pogba “grin” Kepan, United dyfishon epërsinë ndaj Chelseat

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 21:32
Pamje nga ndeshja

Manchester United ka shënuar edhe golin e dytë përballë Chelseat në Stamford Bridge.

Paul Pogba realizoi në minutën e 45-të pas asistimit të Marcus Rashford.

Në duelin e vlefshëm për Kupën “FA”, djelmoshat e Solskjaer deri më tani janë treguar fenomenal duke luajtur një lojë tejet të mençur, e përqendruar kryesisht në kundërsulme.

Tashmë është mbyllur edhe fraksioni i parë me shifrat 0-2, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në atë të dytin.

Kujtojmë se ne do t’iu njoftojmë për çdo risi eventuale.

Më poshtë edhe goli i përfaqësuesit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat