Abidal tregon synimet e Barcelonës për këtë edicion - Bota Sot
Abidal tregon synimet e Barcelonës për këtë edicion

Futboll

Abidal tregon synimet e Barcelonës për këtë edicion

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Abidal

Barcelona ka luajtur një sezon shumë të mirë deri në këtë pikë të edicionit.

Skuadra katalane është lidere në kampionatin spanjoll, dhe ka kaluar me sukses fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ata luajnë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ku përballë kanë Real Madridin dhe gjasat për kalimin tutje janë 50/50.

Por, cilat në të vërtetë janë synimet e kampionëve të Spanjës? Abidal ka treguar të gjitha.

“Synimi ynë është që të fitojmë Ligën e Kampionëve” ka thënë Abidal për  ‘Mundo Deportivo’.

Kjo lë të kuptohet se La Liga dhe Kupa  e Mbretit janë sekondare në listën e dëshirave të katalanëve.

Abidal ka shtuar se skuadra është e determinuar që në çdo mënyrë ta ketë për vete trofeun që konsiderohet si më i vlefshmi në garat e klubeve.

Edhe Lionel Messi në fillim të sezonit kishte bërë të ditur se objektivi kryesorë do të jetë Liga e Kampionëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...