Man Unitedi eliminon Chelsean dhe kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Futboll

Man Unitedi eliminon Chelsean dhe kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:27
Foto nga ndeshja

Unitedi është çerekfinalisti i fundit në FA Cup

Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup, duke e eliminuar Chelsean midis “Stamford Bridge”.

“Djajtë e Kuq” ishin dukshëm më të mirë se “Blutë e Londrës” dhe siguruan një vend në çerekfinale falë dy golave në pjesën e parë, sfidë që u mbyll me atë rezultat, 2-0.

Golin e parë të ndeshjes për “Djajtë e Kuq” e shënoi mesfushori, Ander Herrera, në minutën e 31’, derisa për 2-0 realizoi një gol të bukur me kokë, mesfushori tjetër, Paul Pogba, në minutën e 45’, në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Chelsea i Sarrit u mundua me të gjitha forcat t’i ndryshojë gjërat, por nuk ia arriti qëllimit.

Kjo humbje në shtëpi ia vështirëson edhe më shumë punët Sarrit, që është me një këmbë jashtë Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat