Gabon Dortmundi, zyrtarisht në krizë - rihapet gara për titull në Bundesligë

Futboll

Gabon Dortmundi, zyrtarisht në krizë - rihapet gara për titull në Bundesligë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:40
Foto nga ndeshja

Dortmundi ka gabuar sërish, duke rihapur seriozisht garën për titull në Bundesliga.

Skuadra e Lucien Favre e nisi furishëm sezonin, duke u shkëputur disa pikë nga Bayern Munichu.

Por, gjërat kanë ndryshuar në vitin 2019.

Dortmundi ka gabuar sërish në Bundesligë, duke barazuar 0-0 në udhëtim me Nurnbergun, barazimi i tretë në 5 ndeshjet e fundit pa fitore, teksa ka edhe dy humbje.

Pavarësisht tentimeve nga minuta e parë për të gjetur golin e fitores, Dortmundi nuk ia arriti qëllimisht dhe si pasojë e kësaj, është rihapur seriozisht gara për titull në Bundesliga pasi tani diferenca me Bayernin është vetëm tri pikë.

Dortmundi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 51 pikë, kurse Bayerni në pozitën e dytë me 48 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat