Liverpool prinë në garën për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës

Futboll

Liverpool prinë në garën për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:55
Barcelonës

Liverpool po përgatitën për një afat kalimtar të ‘çmendur’ gjatë verës.

“The Reds” janë në ‘pole position” për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës, Malcom, shkruan “Le10Sport”.

Braziliani Malcom ka hasur në vështirësi që të sigurojë minutazhën e duhur që kur u transferua në “Camp Nou”.

Ai ka luajtur vetëm 124 minuta në La Liga, dhe nuk ka arritur ta bind trajnerin Valverde për më shumë aktivizim.

Liverpool po synojnë transferimin e tij, edhe pse kanë Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Harry Wilson ( i huazuar tek Derby) si lojtarë që luajnë në krahun e djathtë.

Malcom kishte kaluar tek Barcelona nga skuadra franceze Bordeaux, dhe shihej si top transferim , por nuk ia doli të ketë suksesin e pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat