Të dielën superderbi në Kosovë

Futboll

Të dielën superderbi në Kosovë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Pamje nga një ndeshje

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 19-të në IPKO Superligë. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri tjera të dielën. Pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në ndeshjet që zhvillohen në Drenas, ku takohen Feronikeli – Llapi dhe në kryeqytet, ku Prishtina do të jetë mikpritëse e rivales së vjetër, Lirisë. Gjithsesi, ballafaqime interesante priten edhe në duelet e tjera.

Orari i ndeshjeve  – Java 19-të

E shtunë, ora 13:00
Drenica – Ferizaj
Gjilani – Flamurtari
Ballkani – KEK-u

E diel, ora 13:00
Feronikeli – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Prishtina – Liria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat