Kukësi i habitur nga Gjici

Futboll

Kukësi i habitur nga Gjici

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Safet Gjici

Presidenti Safet Gjici, nëpërmjet drejtuesve, thirri një mbledhje ditën e djeshme në mëngjes, e cila zgjati përreth 45 minuta. Në këtë takim ishin prezentë gjithë drejtuesit e klubit dhe futbollistët. Prapaskena me konfirmimin e trajnerit nisi një ditë para mbledhjes.

Kreu i klubit mbas takimit të së dielës në mëngjes me trajnerin, ku konfirmoi dhe i dha besim atij, palët morën përgjegjësi dhe u zotuan për vazhdimësinë. Dje ai ishte më i qetë. Qetësinë ia mundësoi edhe humbja e Partizanit ndaj Laçit, pasi kjo ishte një frymëmarrje për Kukësin. Duke parë të gjitha komponentët, kalendarin, moslargimin nga Partizani, por duke njohur aftësinë e trajnerit dhe besimin që lojtarët kanë tek ai, presidenti Gjici vendosi pro trajnerit dhe bashkëpunimit mes tyre.

Mbledhja- Gjatë mbledhjes kreu i klubit fillimisht bëri batuta dhe ironi me lojtarët për dy ndeshjet e humbura, por më pas ai u kthye serioz, duke iu kujtuar se pret kthesë në mënyrë urgjente, si dhe ekipi shpëton vetëm me 12 pikë në 4 ndeshje. Lojtarët prisnin presidentin të “xhindosur”, por u surprizuan kur e panë në atë gjendje kreun e klubit, te qetë dhe me humor.

Pa dyshim që tekniku iu tërhoqi “veshët” sulmuesve dhe mbrojtjes, ku u shpreh shumë i pakënaqur prej tyre. Futbollistët dhe stafi e morën mesazhin se nuk do ketë më tolerime. Disa prej futbollistëve, sidomos senatorët, morën përgjegjësi dhe u zotuan se gjithçka do jetë ndryshe në vazhdim, dhe pse ata kanë bërë maksimumin, por fati, mosrealizimet dhe gabimet i kanë ndëshkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat