Dybala bën krahasimin mes Ronaldos dhe Messit

Futboll

Dybala bën krahasimin mes Ronaldos dhe Messit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:21
Ronaldo, Dybala dhe Messi

Paulo Dybala padyshim që është një nga lojtarët me potencialin më të lartë në Europë dhe jo vetëm

Argjentinasi ka dhe një fat të madh që po luan me dy më të mirët në botë, me Ronaldon te Juventusi dhe me Messin tek Argjentina.

Në një intervistë për UEFA-n, ai  ka folur për të dy lojtarët dhe për Allegrin, duke sqaruar njëhere e mirë faktin që me të nuk ka asnjë problem.

“Unë kam shansin të luaj bashkë me Messin dhe Ronaldon, diçka që jo çdokush mund ta ketë mundësinë. Ronaldo është një djalosh i qetë dhe normal, ashtu si ne. Pavarësisht nga të gjitha gjërat që ka arritur në karrierë. Ai është shumë i këndshëm në dhomat e zhveshjes, gjë që na ndihmon të ndihemi më mirë. Unë e krahasoj atë me Leon, sepse të gjithë e bëjnë dhe unë mendoj se që të dy janë të jashtëzakonshëm”, tha Dybala.

Ndërkohë për Allegrin ylli bardhezi pohoi: “Kam mësuar shumë nga ai në çdo aspekt. Ai më ka mësuar sesi të jem një model profesionisti. Trajneri më ka ndihmuar shumë, duke me dhënë lirinë për të dalë në fushë dhe të performoj ku të dua. Mendoj se besimi është shumë i rëndësishëm dhe është një ndenjë vërtet e mirë kur një lojtar mendon se ata janë pjesë e asaj që një klub i tillë po përpiqet të arrijë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat