Wanda Nara i ka thënë Interit të rivendosë kapitenin Mauro Icardi, ose sulmuesi kurrë nuk do të luajë për klubin më.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Wanda ka kërkuar gjithashtu Interit që të kërkojnë falje për Icardin, për ‘vuajtjen’ që ia kanë shkaktuar burrit të saj pas marrjes së shiritit të kapitenit.
Argjentinasi -nuk ka luajtur për ‘nerazzurrët’ në dy ndeshjet që nga shpërthimi i polemikave, kundër Rapid Vienna dhe Sampdoria.
Sky Sport Italia shton se sulmuesi e kaloi ditëlindjen e tij duke iu nënshtruar më shumë fizioterapisë për të trajtuar inflamacionin në gjurin e tij të djathtë.