Valverde: Lyoni kundërshtar i fortë - Bota Sot
Valverde: Lyoni kundërshtar i fortë

Futboll

Valverde: Lyoni kundërshtar i fortë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Valverde: Lyoni kundërshtar i fortë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur para ndeshjes me Lyonin. Ai ka thënë se skuadra franceze është shumë e rrezikshme çka e dëshmon edhe fakti se ende nuk ka pësuar asnjë humbje në Ligën e Kampionëve.

“Kemi mbërritur në fazën e të tetave dhe kemi kohë që presim këtë përballje. Jemi të ndërgjegjshëm se Lyoni është një skuadër shumë e mirë që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në këtë edicion të Champions League. Në shtëpinë e tyre ata janë të frikshëm”, ka thënë Valverde.

“Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Është e vërtetë që në disa ndeshje nuk kemi arritur të gjenerojmë raste, por zakonisht luajmë në sulm. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të tentuar të fitojmë. Jemi tërësisht të përqendruar te ndeshja e së martës”, ka deklaruar Valverde.

Trajneri i Barçës, ka deklaruar se futbollistët e tij duhet të shfrytëzojnë mungesën e Fekirit: “Lyoni ka futbollistë të mëdhenj si Mendy, Fekir, Depay dhe Traore. Ajo që më pëlqen është se ata sulmojnë gjithmonë dhe do të ushtrojnë presion mbi ne. Fekir është një futbollist vendimtar në ndeshje, nuk mund ta mohoj. Është një mungesë e rëndësishme për Lyon dhe ne do të përfitojmë nga mungesa e tij”, përfundoi Valverde.

Lyoni e Barcelona takohen sonte në ‘Groupama Stadium’, me fillim nga ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...