Benzema, zbulohen arsyet pse Barcelona hoqi dorë nga francezi

Futboll

Benzema, zbulohen arsyet pse Barcelona hoqi dorë nga francezi

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:53
Benzema

"Marca" ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos.

E përditshmja spanjolle ka publikuar arsyet që kanë penaguar transferimin e Karim Benzema te Barcelona në 2008-ën. Sipas "Marca", Txiki Begiristain, drejtori teknik i katalanasve në atë kohë, ka shkuar në Lion, ish-skuadra e sulmuesit francez, për t'u takuar personalisht me lojtarin. 

Dhe ky ka qenë momenti kur Barcelona ka vendosur të tërhiqet: Begiristain, në fakt, nuk është bindur nga disa gjëra. Kryesisht nga qëndrimi i lojtarit, i cili nuk e shikoi asnjëherë në sy gjatë takimeve, por edhe miqësitë e Benzema jashtë fushës, që janë konsideruar të papërshtatshme.

Këto arsye kanë bërë që operacioni të dështojë, me sulmuesin që është transferuar te Real Madrid vitin pasues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat