Shillova: Flamurtari koncentrohet për Gjilanin!

Futboll

Shillova: Flamurtari koncentrohet për Gjilanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 19:40
Shillova: Flamurtari koncentrohet për Gjilanin!

Flamurtari nga Prishtina po jeton me fitoren e madhe me rezultat 2:0 që e ka arritur ndaj rivalit të përbetuar kryeqytetas, Prishtinës. Fitore që bëri bujë për faktin se mposhtën skuadrën me renome dhe e cila pretendon titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Sulmuesi i Flamurtarit, Alban Shillova, është i ngazëllyer jo vetëm për golin që ka realizuar, por që e nisën pranverën me pikë të plota dhe ndaj një rivalit shumë të vështirë.

 “Është një fitore e rëndësishme por ka ende shumë ndeshje që të jemi të qetë”, thotë Shillova për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Shillova shprehet se kanë ekip cilësore dhe kjo ka qenë edhe çelës i fitores: “Besoj se kemi një ekip shumë të mirë dhe u futëm për fitore, ku edhe e arritëm”.

Flamurtari ngjitet në mes të tabelës me 25 pikë, a mendoni se pak a shumë jeni komod, a jeni më larg zonës së skuadrave të rrezikuara? “Mendoj se është vetëm fillimi i stinorit pranveror dhe ka ende shumë lojë, gjithsesi është një hap i mirë po ashtu shpresoj që të kemi vazhdimësi”, shprehet ai. Flamurtari ka ndeshje të vështirë në vazhdim të kampionatit, pasi që në fundjavën ndeshet me Gjilanin.

“Mendoj që fitorja me Prishtinën është një motiv shtesë por ajo ndeshje ka përfunduar, tash duhet te koncentrohemi të Gjilani”, tha Shillova i cili është prej sulmuesve më të mirë në ligë.  Sulmuesi e pranon se kanë punuar shumë më shumë dhe janë mirë të përgatitur, duke mos pasur asnjë brengë për secilën sfidë.  “Është e vërtet se kemi punuar shumë në fazën përgatitore po ashtu ka pasur kushte shumë të mira për ushtrime. Tash mbetet të shihet në vazhdim, kjo ishe një ndeshje, por duhet me pas vazhdimësi”, thotë futbollisti. A mendoni se do të kemi një pranverë të nxehtë?

“Mendoj se do të jetë një pranverë e nxehtë sepse te gjitha skuadrat janë afër me pikë dhe se të gjitha mund të luftojnë për mbijetesë përveç Feronikelit, Prishtinës edhe Llapit”, thotë Shillova. Çka i premton tifozëve? “Besoj se kam me vazhdar me forcën e gjysmësezonit dhe shpresoj të shënoj në çdo ndeshje”, ka thënë Shillova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat