Pa gola mes Liverpoolit e Bayernit dhe Lyonit e Barcelonës

Futboll

Pa gola mes Liverpoolit e Bayernit dhe Lyonit e Barcelonës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:48
Pamje nga dy ndeshjet

(E plotësuar) - Liverpooli nuk arriti më shumë se një barazim 0:0 në duel me kampionin gjerman Bayern Munihun, në ndeshjen e parë të tetës së finales në Champions League në futboll.

Salah, Mane e Firmino të pasuksesshëm përballë portës bavareze por as rivali nuk ia doli të shënojë përmes Lewandowskit. Xherdan Shaqirit nuk iu dha rasti asnjë minutë lojë duke qëndruar në bankën e Liverpoolit. Barazim i mirë për Bayernin, kurse për Liverpoolin fat që nuk pësuan gol dhe shkojnë në Munih me presionin që të shënojnë sa më parë.

Ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës u karakterizua me rivalitet të madh, por nuk u shënua asnjë go, 0:0.l Për Barcelonën është barazim i madh për takimin e kthimit në Camp, kurse për Lyonin jo i mirë. Në minutë e 8-të, Barcelona ka qenë me fat për faktin se futbollisti i Lyonit, Terrier, nga rreth 22-23 metra goditi fortë por tërthorësja shpëtoi portierin e Barcelonës, Ter Stegen.

Barcelona pati topin në posedim por pa sukses edhe pse herë pas here ka qenë e rrezikshme përmes Messit.

Mbyllen dy ndeshjet.

85' Rrjetat ende mbesin të paprekura.

75' Vazhdon pa gola në ndeshje. A mund të përfundojnë në paqe këto ndeshje?

67' Salah, Mane e Firmino me Liverpool pa sukses deri me tash sikurse Leëandoëski me Bayernin.

64' Lionel Messi e Luis Suarez me Barcelonën ende nuk mund të shënojnë në portën e skuadrës franceze e cila po mbahët mirë.

60' Sulmuesit nuk janë të shkathët, kurse mbrojtja është në nivel.

52' Fakti më interesant është se në 45 minutat e para nuk ka pasur gola edhe pse pritej si në sfidën mes Liverpoolit dhe Bayernit po ashtu edhe Lyonit e Barcelonës.

Liverpool-Bayerni 0:0 dhe Lyon-Barcelona 0:0.

Image

45' Mbyllen pjesët e para.

42' As Barcelona nuk ka shënuar deri me tash.

35' Vazhdon pa gola në dy takime.

26' Nuk ka gola në asnjërën ndeshje.

20' Ndeshje të mira dhe me rivalitet.

13' edhe më tutje 0:0 në Anfield po ashtu edhe në Lyon.

7' Sfida të nxehta' sidomos mes Liverpoolit dhe Bayernit.

5' Nuk ka gola dhe vazhdojnë me emocionet.

1' Fillojnë ndeshjet qe shtojnë emocionet në stadium.

***

Dy ndeshje të tetës së finales së Champions League në futboll, priten me kureshtje, sepse secila synon fitore dhe të lehtësojë punën për takimin e kthimit.

Image

Në orën 21.00 nisin takimet  Liverpool-Bayerni dhe Lyon-Barcelona. Mbase sfidën Liverpool – Bayern mund ta quajmë edhe si finale para finales apo te “Redsat” luan edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, dikur ka qenë pjesë e Bayernit.

Image

Formacionet zyrtare: Lyon-Barcelona

Lyon: Lopes, Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy, N’Dombélé, Aouar, Traore, Depay, Terrier, M.Dembele

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Roberto, Rakitić, Messi, Suárez, Dembélé.

Formacionet zyrtare: Liverpool-Bayern Munich

Liverpool:

Image

Bayern Munich: Neuer – Kimmich, Süle, Hummels, Alaba – Thiago, Martínez – Gnabry, James, Coman - Lewandowski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat