Lyon dhe Barcelona do të përballen sonte në njërën prej ndeshjeve të 1/8-ës së finales.
Dueli i vlefshëm për garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, pritet të sjellë spektakël, sidomos nga katalunasit, që do të mundohen ta sigurojnë kualifikimin në çerekfinale qysh në raundin e parë.
Para pak çastesh kanë dalë edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.
Formacionet zyrtare:
Lyon: Lopes, Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy, N’Dombélé, Aouar, Traore, Depay, Terrier, M.Dembele
Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Roberto, Rakitić, Messi, Suárez, Dembélé.
Kujtojmë se ndeshja fillon në ora 21:00.