Rrëfimi tronditës, Neymar: “Kam qarë dy ditë i mbyllur në shtëpi!”

Futboll

Rrëfimi tronditës, Neymar: “Kam qarë dy ditë i mbyllur në shtëpi!”

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:09
Neymar

Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me një dëmtim. Këtë gjë e di mirë Neymar që ka pranuar se ka qëndruar dy ditë i mbyllur në shtëpi duke qarë si një fëmijë, pas dëmtimit të fundit të vuajtur në këmbën e djathtë më datë 23 janar.

“Këtë herë vonova më shumë për të kapërdirë goditjen dhe dëmtimin e pësuar. Qëndrova dy ditë i mbyllur në shtëpi duke qarë i vetëm. Isha vërtetë shumë i trishtë”, ka rrëfyer Neymar në një intervistë dhënë për programin “Esporte Espetacular” që do të transmetohet më datë 3 mars.

Sulmuesi i PSG po përballet me një dëmtim në këmbën e djathtë, të njëjtën thyerje që pësoi sezonin e kaluar dhe për të cilën u operua. Për Neymar ky është dëmtimi i dytë: “Ishte shumë më i vështirë ta përballoja, në krahasim me të parin. Herën e parë thashë me vete: sa më parë të operohem, aq më shpejt do të arrij të luaj në Kupën e Botës. Nuk isha kaq i trishtuar si tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat