Messi me rekord të ri, i afrohet dy legjendave të Real Madridit

Futboll

Messi me rekord të ri, i afrohet dy legjendave të Real Madridit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 06:36
Leo Messi

Messi vazhdon me rekorde fenomenale.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” tani ka hyrë në rradhët e tre futbollistëve me më së shumti paraqitje në garat evropiane.

Me ndeshjen kundër Lyonit, argjentinasi i Barcelonës ka regjistruar edhe paraqitjen e 130-të në kompeticione të ndryshme në kontinentin e vjetër, për t’u bërë kështu njeriu i tretë pas Iker Casillas, i cili ka 178 ndeshje dhe Cristiano Ronaldo me 162 sosh.

Përkundër aktivizimit të tij, katalunasit nuk kanë arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës së finales kundër skuadrës franceze, për të lënë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat