Klopp reagon pas barazimit me Bayernin

Futboll

Klopp reagon pas barazimit me Bayernin

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:22
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp mendon se barazimi 0-0 nuk është i keq, por shton se lojtarët e tij kanë bërë shumë gabime në sulm.

“Sot ia bëmë vetes punën e vështirë me pasimet e fundit. Kemi gabuar 10-12 herë gjatë ndeshjes duke shpërdoruar situata premtuese.

“Mund të luajmë më mirë dhe duhet të luajmë më mirë.

“Në pjesën e parë kishim mundësitë më të pastra. Nuk mbaj mend asnjë rast nga të dy krahët në pjesën e dytë.

“Për sa i përket rezultatit, është OK. Nuk është një rezultat ëndrrash, por është i mirë.

“Nuk pësuam gol megjithëse mungonte Van Dijk, shumë pak njerëz e prisnin këtë gjë. Në mbrojtje ishim shumë mirë.

“Nëse Bayern do të kishte luajtur me vetëbesim të plotë mund të kishim pasur më shumë hapësira.

“Gjithsesi mundësitë i kishim dhe duhet të kishim shënuar. Ishte një ndeshje e tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat