Real Madrid ia cakton çmimin Gareth Bale - Bota Sot
Real Madrid ia cakton çmimin Gareth Bale

Futboll

Real Madrid ia cakton çmimin Gareth Bale

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Gareth Bale

Gareth Bale është një nga emrat më të nxehtë për t’u larguar nga Real Madrid.

Ylli uellsian, i transferuar për 100 milionë euro te Real Madrid në vitin 2013, mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pas përfundimit të sezonit.

Mediet në Spanjë raportojnë se Florentino Perez, mund të lejojë largimin e Bale, nëse ndonjë skuadër ofron çmimin e kërkuar.

Perez do të lejojë largimin e Bale nëse ndonjë skuadër ofron nga 100 deri në 130 milionë euro.

Me këto para, Real Madrid do të synojë transferimin e Eden Hazard nga Chelsea apo Neymar nga PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...