Ferdinand: Ky ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Liverpool-Bayern

Futboll

Ferdinand: Ky ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Liverpool-Bayern

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:10
Rio Ferdinand

Ish-kapiteni i Manchester United, Rio Ferdinand, e ka përshkruar Fabinhon si të jashtëzakonshëm, pas performancës së brazilianit në barazimin 0-0 të Liverpoolit me Bayern Munchen të martën.

Mesfushori startoi në mbrojtje së bashku me Joel Matip në mungesën e Virgil van Dijk.

“Mendoj se ishte fantastik”, tha Ferdinand për BT Sport.

“Unë mendoj që çdo lojtar që kthehet në mbrojtje duhet të zhvillojë një ndeshje të madhe dhe Fabinho e bëri këtë. Ai bëri një punë të admirueshme, pasi zëvendësoi Van Dijk në mënyrën më të mirë”.

“Ai ishte agresiv kur duhej të ishte”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat