Mirosllavi kishte lënë rrogën 30 mijë franga për Prishtinën, por ja çfarë tha... - Bota Sot
Mirosllavi kishte lënë rrogën 30 mijë franga për Prishtinën, por ja çfarë tha...

Futboll

Mirosllavi kishte lënë rrogën 30 mijë franga për Prishtinën, por ja çfarë tha...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:28
Mirosllavi kishte lënë rrogën 30 mijë franga për Prishtinën, por ja çfarë tha...

Ende në Prishtinë e në Kosovë betohen në kokën e trajnerit të mirënjohur kroat, Mirosllav Qira Bllazheviq, që u emërua trajner i Prishtinës në vitin 1985, i cili ka qenë selektor i kombëtares së Kroacisë, me të cilën fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror – “Franca 1998” në futboll. Bllazheviqi e udhëhoqi me sukses Prishtinën.

Atëkohë raportohej se Bllazheviqi u largua nga klubi i njohur zviceran Grasshoppers, duke lënë rrogën 30 mijë franga dhe e mori timonin e Prishtinës, ku edhe e siguroi ekzistencën në elitën e futbollit ish jugosllav.

Image

Sporti i Zërit të Rinisë në vitin 1985

"E dua rrezikun, por kam besim në potencialin e lojtarëve të Prishtinës dhe besoj se mund të sigurojmë ekzistencën në Ligën e parë. - Tashmë plani është i gatshëm - në shtëpi s'ka pikë për askë", kishte thënë Bllazheviqi për revistën e asaj kohe “Zëri i Rinisë”. Bllazheviqi ka qenë shumë i dashur për tifozët dhe madje pas luftës kishte ardhur sërish në kryeqytet, për një ndeshje revyale dhe nga brohoritjet e publikut, ai shpërtheu në lot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...