Rekordi i zi i Suarezit

Futboll

Rekordi i zi i Suarezit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:32
Rekordi i zi i Suarezit

Barcelona e ka pasur shumë të vështirë ndaj Olympique Lyonit në Francë. Trajneri i katalonasve, Ernesto Valverde, futi në fushë formacionin më të mirë ndaj francezëve që këtë sezon kanë mposhtur Manchester Cityn në Champions dhe PSG-në në kampionat.

Mundësitë për të shënuar ishin si për vendasit ashtu edhe për miqtë, por asnjë prej portierëve nuk e ka nxjerrë topin nga rrjeta e tij.

Një barazim që lë çdo gjë të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila pritet të jetë delikate për Barcelonën.

Rregulli i golit jashtë fushe mund të favorizojë Lyonin, që e ka treguar se mund të shënojë kudo këtë sezon.

Një lojtar që po vërteton se nuk mund të shënojë më jashtë fushe është Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian ka 1500 minuta lojë pa shënuar gol jashtë fushe në Champions League, që prej vitit 2015 kur kishte shënuar ndaj Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat