Ky njeri në Kosovë mund të jetë si bombë...ka shumëçka! - Bota Sot
Ky njeri në Kosovë mund të jetë si bombë...ka shumëçka!

Futboll

Ky njeri në Kosovë mund të jetë si bombë...ka shumëçka!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Ismet Grainca

I heshtur si gjithmonë, fjalëpak dhe gjithnjë në detyrën profesionale! Është fjala për Ismet Graincën, njeriu që u punësua në klubin e futbollit Prishtina pikërisht në vitin 1984! Ka qenë arkëtar në kohën e gjeneratës së artë të Prishtinës.

Njeriu që iu dha rroga legjendës, të ndjerit Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Zoran Batroviqit, Kujtim Shalës, Agim Canës, Mensur Nexhipit, Gani Llapashticës, Skënder Shengylit,  Rade Zalladit, Neshet Zhavellit, Rifat Mehinoviqit, Sahit Kelmendit, Shukri Paçaradës, të ndjerit Faton Domit, të ndjerit Favzi Ramës, të ndjerit Goran Pupovacit, Stoimir Urosheviqit, Shefqet Sinanit, Abdyl Bellopojës, Rafet Prekazit, Jusuf Tortoshit, Dragan Lepenicës, Arbnor Morinës, Vlladisllav Gjukiqit, Ramadan Cimilit, Afrim Tovërlanit, Xhevdet Muriqit, Ramiz Krasniqit etj. trajnerëve Ajet Shoshollit, Fuad Muzuroviqit, Qira Mirosllav Bllazheviqit, Hysni Maxhunit, Erdogan Celinës, Josip Duvançiqit, Millovan Gjoriqit, Millan Zhivadinoviqit. Grainca është njeri i palodhur, të gjithë flasin fjalë të mëdha për të. Ai ka shumë material për gjeneratën e artë të Prishtinës ose siç thuhet në zhargonin sportiv, bombë material, sepse është njeriu që ka dhënë rroga në kohën kur shkëlqente Prishtina në kohën e ish Jugosllavisë.

Ai din shumëçka sa i përket kohës së artë, kohës së shkëlqimit, por asnjëherë nuk flet dhe kurrë nuk ka dhënë detaje as për rrogat sa kishin atëkohë lojtarët e Prishtinës! Njeri që e mban sekretin dhe është njeri që kryen punën profesionalisht, nuk merret me askënd. Është njeri që me plotëkuptimin e fjalës mund ta quajmë pasuri sportive, njeriun më korrekt e më të sinqertë që njeh bota sportive! Njeri me karakter të fortë, që edhe sot punon në FC Prishtina, por është shembull për gjithë se si respektohet puna dhe ana profesionale. Me një fjalë, i takon gjeneratës së artë, gjeneratës së sotme dhe është njeriu i sportit, njeriu i artë! I vetmi që i din edhe rrogat e asaj kohe por kurrë, kurrë nuk flet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...