Kahn, një prej portierëve më të mirë në histori

Futboll

Kahn, një prej portierëve më të mirë në histori

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:05
Kahn, një prej portierëve më të mirë në histori

Bayern Munih është një klub ndryshe nga të tjerët. Traditë, transparencë dhe, mbi të gjitha, shumë respekt për legjendat, që e kanë veshur fanellën e kësaj skuadre dhe kanë fituar trofe të shumtë me të, duke u admiruar në krejt futbollin botëror. 

Organizimi i klubit bavarez ka në majë dy njerëz të fortë, si Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge. Të dy ish-lojtarë, legjenda, janë shembulli më i mirë i asaj që është Bayern Munih. Sidoqoftë, vitet kalojnë dhe të dy, natyrisht, po “plaken”.

Kjo është arsyeja pse ekziston një emër, që tingëllon fort brenda një ndryshimi, i cili është duke u hartuar prej një kohe të gjatë. Oliver Kahn, një prej portierëve më të mirë në histori, me atë që ka dhënë te Bayern Munih i ka të gjithë numrat për të pasur suksesin e Rummenigge, si drejtori i përgjithshëm i klubit. 

Në fakt, referuar atyre që shkruan “Bild”, presidenti Hoeness e ka takuar tashmë Kahn dhe ka diskutuar përfshirjen e ish-portierit në Bordin e Drejtorëve të Bayernit. Do të ishte vetë Rummenigge, ai që do të propozonte ish-portierin e njohur si pasardhës të tij, nisur nga çfarë përbën emri i Oliver Kahn për historinë e klubit bavarez. 

Do të jetë një angazhim gradual i tij, edhe pse thuhet se tashmë, në tremujorin e parë të vitit 2020, Oliver mund të hyjë si anëtar i këshillit drejtues. Me sa duket, do të jetë kjo verë, kur Bayern Munich mund të bëjë lëvizje zyrtare në organigramën e drejtimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat