Protestë e tifozëve në Liverpool – Bayern, anglezët iu bashkohen gjermanëve

Futboll

Protestë e tifozëve në Liverpool – Bayern, anglezët iu bashkohen gjermanëve

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:57
Protestë e tifozëve në Liverpool – Bayern, anglezët iu bashkohen gjermanëve

Tifozët e Bayern Munih kanë protestuar kundër çmimeve shumë të larta të biletave gjatë ndeshjes mes Liverpoolit dhe Bayernit mbrëmë në “Anfield”.

Tifozët e Liverpoolit iu bashkuan protestës, pasi mbështetësit e kampionit gjerman shpalosën një baner kundër çmimit të biletave.Të dy palët e tifozëve shpalosën pankarta kundër çmimeve të larta të biletave në stadium dhe mbajtën një minutë duartrokitje (në minutën e 50-të).“Bileta për ndeshjen në udhëtim: LFC 48 funte. FCB 55 euro. Lakmia nuk njeh kufi. Njëzet është mjaftueshëm”, shkruhej në pankartat e bavarezëve.Takimi i parë i 1/8-ës së finales i zhvilluar në Liverpool, përfundoi baras 0:0.Më 13 mars do të luhet ndeshja e kthimit në “Allianz Arena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat