Gati të rinovojë

Futboll

Gati të rinovojë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Ander Herrera

Me Ole Gunnar Solskjaer në stol, te Manchestet United të gjithë lojtarët po konfirmohen, ndërsa ata që ishin në fund të kontratave po rinovojnë. Pas Martial dhe Young, radha për të zgjatur kontratën është e spanjollit Ander Herrera, i cili ishte pothuajse i larguar kur Mourinho drejtonte “Djajtë e Kuq”.

Palët janë në bisedime të avancuara dhe mesfushori do të hedhë firmën në kontratën e re 3-vjeçare me Manchester United me pagë afro 100 mijë paundë në javë. Klubi shmang kështu largimin e një tjetër lojtari me parameter zero, ndërsa në verë, në rast të një oferte konkrete, mund ta marrë në konsideratë largimin e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat