Dikur luante përkrahë Ibrahimovicit te Inter, tani përfundon në Serie C

Futboll

Dikur luante përkrahë Ibrahimovicit te Inter, tani përfundon në Serie C

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:22
Viktor Obinna, Zlatan Ibrahimovic

Viktor Obinna, dikur ish lojtar i Interit dhe Chievos, ka përfunduar në Serie C, te skuadra e Potenza.

Ish reprezentuesi i Nigerisë, ka filluar të stërvitet te Potenza, skuadër kjo nga Serie C në Itali.

Obinna ishte lojtar i Interit në vitin 2008, kur pjesë e kësaj skuadre ishte edhe Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi kishte arritur të shënonte madje edhe një gol të bukur në derbi ndaj Romës.

Obinna, i lindur në vitin 1987, ka qenë pa skuadër prej më shumë se një viti, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Malagas, West Hamit, Lokomotiv Moskës dhe Duisburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat