Juve kokulur në Madrid, Manchester City fiton me përmbysje!

Futboll

Juve kokulur në Madrid, Manchester City fiton me përmbysje!

Nga: K.G Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 21:02
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Futbolli si gjithmonë është i paparashikueshëm dhe kurrë nuk i dihet se kush fiton si ndodhi sonte në sfidën mes Atletico Madridit dhe Juventusit po ashtu edhe Schalke 04 e Manchester Cityt. Atletico Madridi para shikuesve të vet u tregua kockë e fortë për Juventusin, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në futboll. Ndeshje më shumë presion, ndërsa Cristiano Ronaldo me shokë janë të habitur për faktin se kanë pritur të kthehen të pamposhtur nga Madridi. Në minutën e 78-të, Atletico kalon në epërsi me golin e Jose Maria Gimenez. Epërsi e merituar kur kihet parasysh edhe rastin që pati në minutën e 50-të Costa dhe në atë të 52-tën kur Griezmann qëlloi shtyllën dhe një penallti e anuluar për madridasit në minutën e 25-të me ndihmën e VAR-it.  Në minutën e 83-të Diego Godin shënon për fitoren 2:0, duke e shokuar në anën tjetër kampionin italian Juventusin. Një epërsi e mirë për Atleticon për takimin e kthimit në Torino, kurse për Juven do të jetë shumë vështirë. Rikthim senzacional ndodhi në stadiumin “Veltins Arena” në Gelsenkirchen. Manchester City në minutat e fundit përmbysi rezultatin, duke shënuar fitore me 3:2. Në minutën e 18-të, Sergio Aguero shënoi për 0:1, ndërsa në shtatë minutat e fundit të pjesës së parë dy penallti për vendasit. Nabil Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia në minutën e 38-të e 45-tën për Schalken dhe 2:1.  Në minutën e 68-të, Manchester City mbetet me një futbollist me pak, pasi që Otamendi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Por as kjo nuk e pengoi që të shënoi fitore, falë golave të Leroy Sane (85’) e Raheem Sterling (90’).

Ndeshjet e para

Schalke 04-Manchester City         2:3

Atletico-Juventus        2:0

Ajax-Real  1:2

Manchester Utd-PSG 0:2

Liverpool-Bayern        0:0

Lyon-Barcelona  0:0

Roma-Porto        2:1

Tottenham-Dortmund          3:0

Live: Juve po dështon

83’ Diego Godin shënon për epërsinë 2:0, duke e shokuar në anën tjetër kampionin italian Juventusin.

78’ Atletico kalon në epërsi me golin e Jose Maria Gimenez. Epërsi e merituar kur kihet parasysh edhe rastin që pati në minutën e 50-të Costa dhe në atë të 52-tën kur Griezmann qëlloi shtyllën dhe një penallti e anuluar për madridasit në minutën e 25-të me ndihmën e VAR-it.

53’ Nuk ka gola në Madrid mes Atletico Madridit dhe Juventusit. Ronaldo me Juven e kanë posedimin e topit, por dot deri me tash që të shënojnë. Ndërkaq Schalke si vendas po befason për të mirë e cila po avancon me 2:1 kundër Manchester Cityt, kampion në fuqi në Angli.

Manchester City është në presion të rezultatit

Manchester City është në presion të rezultatit, pasi që në pjesën e parë pësoi dy gola, kur shënoi Bentaleb realizoi dy herë nga penalltia në minutën e 38-të e 45-tën për Schalken.

45' Bentaleb sërish shënon nga penalltia dhe 2:1 për Schalken.

38' Schalke barazon rezultatin 1:1. Benatia i saktë nga penalltia.

18' Manchester City avancon si mysafir me rezultat 0:1 me golin e Sergio Agueros.

15' Pa gola në dy ndeshje. Lojëra të mira

1' Fillojnë ndeshjet dhe priten me rivalitet.

Live: Ndeshje me emocione: Atletico-Juventus e Schalke-Manchester City

Ndeshje me emocione në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, ku ballafaqohen (21.00) Atletico Madrid dhe Juventusi, si dhe ajo në “Veltins Arena” në Gelsenkirchen, në të cilën përballen Schalke 04 dhe Manchester City. Secila skuadër kërkon rezultat pozitiv për takimin e kthimit, sidomos Juventusi synon nga Madridi të kthehet e pamposhtur e City të dal me fitore nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat