Emrat e mëdhenj që nuk harrohen, Hoxha, Hadri me shokë para 50 viteve

Futboll

Emrat e mëdhenj që nuk harrohen, Hoxha, Hadri me shokë para 50 viteve

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:01
Lartë: Jusuf Hacku, Miki Shcekiqi, Adnan Pirolli, Sokol Hadri, Hasan Dresheviqi (Dreshaj), Kulaku, Risto Mijushkoviqi. Poshtë: Valdet Hoxha, Aco Popoviqi, Bojaniqi, Hamo Mexhedoviqi dhe Kahremon Loxha.

Para më së 50 viteve (1967-68), në atëkohë ekzistonte klubi i futbollit me emrin Buduçnosti nga Peja, tani FC Besa, ka pasur ekip shumë të fortë dhe në një periudhë ka qenë edhe pjesë e Ligës së dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.

Për ata që pak kanë njohuri se kush ka qenë ky ekip, duhet kujtuar se në edicionin 1968-69 zunë vendin e 12-të me 27 pikë në Ligën e dytë, kurse në atë 1969-70 largohen nga liga, duke u renditur në vend të 14-të me 21 pikë dhe pastaj ngritën sërish në Ligën e dytë, pra në edicionin 1973-74 kur zunë vendin e fundit me 21 pikë dhe bien nga liga. Ish futbollisti i mirënjohur, Valdet Hoxha, na tregon emrat e futbollistëve që shihen në foto, të gjeneratës së vitit 1967-68. Emra të mëdhenj që nuk harrohen, si Sokol Hadri, Valdet Hoxha etj.

Lartë: Jusuf Hacku, Miki Shcekiqi, Adnan Pirolli, Sokol Hadri, Hasan Dresheviqi (Dreshaj), Kulaku, Risto Mijushkoviqi. Poshtë: Valdet Hoxha, Aco Popoviqi, Bojaniqi, Hamo Mexhedoviqi dhe Kahremon Loxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat