Homazhet në nder të sulmuesit Sala, gjobitet klubi i Nantes!

Futboll

Homazhet në nder të sulmuesit Sala, gjobitet klubi i Nantes!

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:00
Homazhet në nder të sulmuesit Sala, gjobitet klubi i Nantes!

Duket e pabuesueshme por është e vërtetë, për homazhet në nder të sulmuesit Emiliano Sala, klubi i Nantes është ndëshkuar me gjobë. Sulmuesi argjentinas i cili humbi jetën tragjikisht në aksident ajror gjatë udhëtimit të tij drejt Cardifit u përcoll me një minutë heshtje në pjesën më të madhe të kampionateve europiane, ndërkohë që Nantes homazhet ndaj lojtarit i bëri edhe më një koreografi, por ky veprim është shoqëruar edhe me masë administrative gjobë nga ana e komisionit disiplinor. Klubi francez është gjobitur në shumën e 16.500 eurove. Arsyeja e këtij vendimi ka ardhur pasi tifozët e kësaj skuadre kanë përdorur materiale piroteknike për koreografine e tyre gjithashtu gjatë sfidën kundër Saint Etiene, ndeshje e zhvilluar më 30 janar e vlefshme për javën e 22 të kampionatit  kanë hedhur sende të ndryshme në fushën e blertë.

Ideja e tifozëve të Nantes për të kujtuar Emiliano Sala, ka bërë që ata ta shohin veten përpara rregullave dhe burokracive që për të tilla shkelje nuk bëjnë tolerime pavarësisht shkakut apo arsyes. Një koreografi spektakolare, por që arkave të klubit i ka kushtuar 16.500 euro, një veprim ky nga ana e komisinit të disiplinës që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Nantes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat