Atletico ‘blindon’ Oblakun

Futboll

Atletico ‘blindon’ Oblakun

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Atletico ‘blindon’ Oblakun

Jan Oblak është një nga portierët më të mirë në botë dhe këtë e thonë statistikat e sllovenit. Një portier të tillë Atletico e Madridit nuk mund ta lëshojë lehtë dhe kështu klubi ka gati një rritje page. Slloveni do të përfitojë 10 milionë euro në sezon deri në 30 korrik të vitit 2022, nëse do të firmosë kontratën e re që klubi madrilen i ofron portierit. Atletico është një nga ato klube europiane që nuk bën shumë ndryshime gjatë afatit kalimtar dhe lojtarët bazë të ekipit bën çmos që t’i ketë pjesë të organikës për shumë vite. Kujtojmë që 26-vjeçari ka një klauzolë rreth 80 milionë euro dhe në Madrid ai luan sezonin e tij të pestë që nga koha kur u transferua nga Benfica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat