Arsenal 3-0 Bate Borisov, notat e lojtarëve: Xhaka dhe Mustafi më të mirët në fushë

Futboll

Arsenal 3-0 Bate Borisov, notat e lojtarëve: Xhaka dhe Mustafi më të mirët në fushë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:38
Arsenali

Arsenali ka përmbysur skuadrën bjelloruse Bate Borisov.

Topçinjtë kanë shënuar një fitore të lehtë 3-0 para tifozëve të tyre duke e bërë të pavlefshme triumfin e Bates një javë më parë 1-0.

Smolkov me një autogol, Shkodran Mustafi dhe Sokratis ishin autorët e golave për Arsenalin.

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka shkëlqyer në këtë takim me dy asistime.

Xhaka asistoi për qendërmbrojtësit Shkodran Mustafi e Sokratis, ndërsa në fund të ndeshjes mori notën më të lartë 8,8.

Paraqitje fantastike kishte edhe Shkodran Mustafi që mori notën 8,2, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Stephan Lichtsteiner, Alex Iwobi e Henrikh Mkhitaryan.

Nota më e dobët në këtë takim shkoi për mbrojtësin mysafir Smolkov, ndërsa nuk u vlerësua as portieri Scherbitski.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat