Dështoi të kalonte te Barcelona, Rabiot bën veprim të çuditshëm

Futboll

Dështoi të kalonte te Barcelona, Rabiot bën veprim të çuditshëm

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot ka bërë një veprim të çuditshëm tash së fundmi.

Adrien Rabiot e ka shkarkuar agjentin e tij.

Mesfushori francez e kishte kërkuar transferimin te Barcelona në afatin e janarit, por agjenti i tij nuk arriti ta kompletoj atë lëvizje.

Rabiot e ka shkarkuar agjentin e tij, duke e emëruar nënën e tij në këtë post.

Image

Vlen të ceket se nëna e francezit kishte deklaruar se Barcelona duhej t’i ofronte një pagë më të lartë se PSG-ja, për t’i marrë shërbimet e tij.

Kujtojmë se Rabiot do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi kontrata me parisienët skadon në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat