Chelsea e eliminon Malmon nga Liga e Evropës

Futboll

Chelsea e eliminon Malmon nga Liga e Evropës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 22:58
Chelsea e ka eliminuar Malmon

Chelsea e ka eliminuar Malmon nga Liga e Evropës.

Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, duke e eliminuar Malmon me rezultat të përgjithshëm, 5:1.

Skuadra londineze sonte fitoi 3 me 0 në Stamford Bridge, ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar me vështirësi, 2:1.

Goli i parë për blutë u shënuan në pjesën e dytë, ku Olivier Giroud realizoi në minutën e 55’-të.

Ross Barkley (74’) e dyfishoi epërsinë e bluve, ndërsa golin e tretë erdhi nga Callum Hudson-Odoi (84’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat