PSG e do me ngulm yllin e Chelseas

Futboll

PSG e do me ngulm yllin e Chelseas

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 23:50
Chelsea

Callum Hudson-Odoi po e mendon largimin nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Callum Hudson-Odoi nuk po luan rregullisht te Chelsea, andaj do të largohet në verë.

Bayern Munich bëri katër oferta në janar për talentin anglez, por skuadra londineze i refuzoi.

Por, bavarezët nuk janë skuadra e vetme në garë për Odoin, pasi tani edhe PSG i do shërbimet e tij. Skuadra franceze është e gatshme që të paguajë 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo mbetet të shihet se kë do ta zgjedh lojtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat