Allegri dështoi, Juventus përgatit revolucionin

Futboll

Allegri dështoi, Juventus përgatit revolucionin

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:03
Massimiliano Allegri

Humbja e pësuar në "Wanda Metropolitano" kundër Atletico Madrid ka vënë në qendër të kritikave trajnerin Massimiliano Allegri. Zëvendësimet e vonuara dhe qëndrimi i tij shumë i tërhequr kanë qenë dy aspektet që i kanë kushtuar ndeshjen bardhezinjve.

Një eliminim në 1/8-at e Champions League, pas eliminimit të papritur të pësuar në Kupën e Italisë, do të ishte një goditje e rëndë për Juventus-in, duke parë se investimi i rëndësishëm i bërë nga klubit për Cristiano Ronaldo-n këtë verë është bërë pikërisht me synimin për të fituar atë trofe që mungon që nga sezoni 1995-96. 

Duhet pritur edhe ndeshja e kthimit në "Alliaz Stadium", ku trajneri  italian do të provojë të përmbysë humbjen 2-0, por zërat për një zëvendësues të tijin në rast të një dështimi europian kanë filluar të qarkullojnë që tani.

Sipas "Mirror", Zinedine Zidane, i cili ka mbetur pa ekip pas largimit nga Real Madrid, po monitoron situatën në shtëpinë e Juventus-it. Francezi pëlqehet nga shumë klube, me Chelsea-n që është gati të vihet në lëvizje në rast të një tjetër hapi fals nga Sarri. 

Gjithsesi, një rikthim te skuadra ku ka luajtur nga 1996-ta deri në 2001-shin mund të jetë më tërheqës për "Zizou".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat