Luka Modric zgjedh skuadrën ku do ta përfundojë karrierën

Futboll

Luka Modric zgjedh skuadrën ku do ta përfundojë karrierën

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:57
Luka Modric

Mesfushori kroat, Luka Modric, do të mbetet te Real Madrid.

‘Marca’ shkruan se 33 vjeçari ka arritur marrëveshje me ‘Los Blancos’ për vazhdimin e kontratës deri pas sezonit 2020/2021.

Fituesi i Topit të Artë ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madrid, ku destinacioni i tij i radhës mendohej të ishte Italia, ku kërkohej nga Inter.

Me këtë marrëveshje, Real Madrid do të mbetet skuadra e fundit e Modricit, dhe pas përfundimit të kësaj kontrate, ai do të pensionohej, dhe mosha e tij do të jetë 36 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat