Handanovic: Shiriti i kapitenit nuk është trofe

Futboll

Handanovic: Shiriti i kapitenit nuk është trofe

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:17
Samir Handanovic

Samir Handanovic insiston se shiriti i kapitenit të Inter nuk është një trofe pas fitores 4-0 ndaj Rapid Vienna-s në Europa League. 

“Në futboll, asnjë nuk e sigurt. Mund të duket një ndeshje e lehtë, por duhet të ishim të përqendruar. 

“Mendoj se mund të përmirësohemi akoma. Skuadra është solide, nuk humbim topin në mënyrë banale dhe kjo e bën çdo lojtar të luajë më mirë. 

“Shiriti nuk është një trofe, por një shenjë përgjegjësie dhe një nder i madh. Kemi nevojë për disa liderë, jo vetëm një që mban shiritin. 

“Për mua asgjë s’ka ndryshuar, vazhdoj të sillem njësoj si më parë. Patjetër, nëse do të më duhet të ndërhyjë për diçka, do ta bëj, siç i takon kapitenit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat