Sarri: Unë tek Roma? Kam kontratë me Chelsean

Futboll

Sarri: Unë tek Roma? Kam kontratë me Chelsean

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka mohuar të ketë pasur takime me drejtuesit e Romës në tentativa për të marrë drejtimin e klubit italian sezonin e ardhshëm, duke thënë se ka një kontratë me Chelsean që dëshiron ta respektojë.

Sarri është në një presion të jashtëzakonshëm në “Stamford Bridge” pas humbjeve turpëruese nga Bournemouth, Arsenal dhe Manchester City javëve të fundit.

Edhe tifozët e “bluve” duket se janë kthyer kundër Sarrit, por trajneri italian ka thënë se nuk janë të vërteta raportimet se ai synon të marrë drejtimin e skuadrës së Romës.

“Kam një kontratë me Chelsean, prandaj është e pamundur të firmos një tjetër kontratë me dikë tjetër. Lexova në gazetat italiane se isha takuar me Franco Baldini, por Franco aktualisht është në Afrikën e Jugut prandaj është e pamundur të takohesh me të”, tha Sarri.

Kur gazetari e pyeti se mund të kishte diskutuar përmes “Skype”, Sarri filloi të qeshte.

Gjithsesi, e ardhmja e italianit mbetet paqartë në Londër, prandaj Roma kërkon që Sarri të jetë në krye të skuadrës së tyre nga sezoni i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat