Shqipëria kundër udhëzimit të UEFA-s

Futboll

Shqipëria kundër udhëzimit të UEFA-s

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:36
Ilustrim

UEFA pati dhënë porosi speciale për Federatën Shqiptare të Futbollit disa vite më parë që të shmangte ndeshjet të hënave dhe të premteve.

Arsyeja ishte bindëse: gjatë këtyre dy ditëve të javës ishin të shumta mundësitë që ndeshjet shqiptare të kuotohen në kompanitë e huaja me shuma të “çmendura” parash. Rrjedhimisht, nëse bastet në këto dy ditë pranojnë shuma të mëdha parash për këto dy ndeshje, atëherë edhe risku për trukime është i madh.

Po pse pikërisht këto dy ditë? Sepse sipas UEFA-s, por edhe agjencive të ndryshme të monitorimit të basteve, gjatë këtyre dy ditëve ka më pak ndeshje se të shtunën dhe të dielën. “Nevoja” e kompanive të mëdha të basteve, kryesisht në Europë dhe Azi, për të ofruar sa më shumë ndeshje, bën që të mbyllet njëri sy gjatë të premteve dhe të hënave. Ndërsa të shtunën dhe të dielën skenën e marrin kampionatet prestigjioze dhe nuk mund të vendosësh shuma të mëdha parash për ndeshjet e kampionatit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat