Fishkëllima dhe arratisje - Bota Sot
Fishkëllima dhe arratisje

Futboll

Fishkëllima dhe arratisje

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:37
Mauro Icardi ishte në San Siro të enjten në mbrëmje, së bashku me bashkëshorten-agjente Wanda Nara

Mauro Icardi ishte në San Siro të enjten në mbrëmje, së bashku me bashkëshorten-agjente Wanda Nara, për të ndjekur sfidën e Europa League, Inter-Rapid Vjena.

Zyrtarisht i dëmtuar, sulmuesi argjentinas ka munguar për të tretën ndeshjen rresht, edhe pse kontrollet mjekësore nuk kanë zbuluar asnjë problem.

Gjithsesi, Icardi vazhdon të ndjejë dhimbje dhe për momentin bën thjesht fizioterapi, pa datë kthimi në fushë, sinjal i qartë acari me Interin.

Kundër Rapidit San Siro ishte thuajse bosh, por kamerat e fokusuan disa herë Icardin dhe sapo kjo gjë ndodhte, tifozët e paktë të pranishëm nisnin fishkëllimat, çka tregon se tashmë argjentinasi ka humbur mbështetjen e tifozerisë zikaltër.

Në fund Icardi u largua nga stadiumi pa takuar askënd dhe pa zbritur në dhomat e zhveshjes për të takuar shokët e ekipit, që po festonin kualifikimin për në 1/8-at e finaleve në Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...